zoom

Aktualitet

Kraja e pranon: Grupet kriminale janë bërë shumë të egra, kanë shtrirë aktivitetin

Ditën e sotme, kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja ka deklaruar gjatë Konferencës për “Krimin e Organizuar ndërkombëtar”, se grupet kriminale shqiptare janë bërë shumë më të rrezikshme dhe kanë ndryshuar, duke zgjeruar më gjerë aktivitetin.

Sipas tij, grupet shqiptare tashmë po operojnë edhe në vende të tjera ku prodhohet dhe tregohet droga, madje edhe në Dubai.

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrire aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër”, tha Kraja.