zoom

Aktualitet

Krahu i djathtë i Ballukut, Ceno Klosi në SPAK. U pyet për një orë

Ish-drejtori i Tatimeve dhe aktualisht zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.

Ai u pyet nga prokurorët për gati më shumë se një orë, ndërsa nuk dihet çështja për të cilën ai është thirrur.

Ndërkohë, pasi doli nga SPAK, ai nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët.

Sipas burimeve, Klosi është nën hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre.