Aplikacion
Ajo theksoi se populli shqiptar e di shumë mirë se çka do të thotë që të mundohen që të shuajnë ekzistencën e një kombi.
“Që prej shkurtit, e gjithë bota ka parë atë çka ka bërë lufta e Vladimir Putin, ku nisi pushtimin e paramenduar, të pajustifikuar, dhe brutal ndaj Ukrainës. Siç tha dhe presidenti Biden, Putini i kishte bërë keq llogaritë. në vend të saj ai u ndesh me një mur të fortë, u ndesh me popull ukrainas! Është nder për mua të qëndroj së bashku me mikun tim, ambasadorin e Ukrainës. Ne qëndrojmë me Ukrainën. besoj se çdo shqiptar që është i pranishëm këtu dhe nuk është, bie dakord me këtë. Nuk e them këtë se jeni aleat me SHBA. Se them këtë se ju jeni pjesë dhe prisni të bëheni pjesë e Europës. Por e them se nuk ka njerëz, persona, më të fortë se shqiptarët, që e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë që të mohojnë ekzistencën tënde, kur dikush vjen kundër jush. Pamundësia për të dhënë një varr atyre që kanë vdekur…Askush nuk e njeh më mirë vlerën dhe ngushëllimin kur dikush shtrin dorën drejt një miku kur dikush ka nevojë. Ju bashkohem për të shprehur solidaritetin dhe miqësinë me Ukrainën”, tha Kim.