Aplikacion
Në rendin e ditës për mbledhjen është edhe pika “Raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga kuvendet e komunave Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”.
“Mund t’ua konfirmoj se të premten, më 8 mars 2024, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është planifikuar të prezantohet raporti lidhur me verifikimin e peticioneve të pranuar nga kryesuesit e Kuvendeve Komunale, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut”, tha dje zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
KQZ pati pranuar kërkesën për verifikimin e firmave më 25 janar.
Në rast se KQZ konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote, atëherë do të organizojë votimin për shkarkimin e kryetarit, i cili duhet të mbahet brenda 45 ditëve. Që të konsiderohet votim i suksesshëm, kërkohet 50% plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote.
Pas kësaj, rezultati i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme. /ZOOM.AL/