zoom

Të gjitha

Kourtney Kardashian u fejua, por dikush nuk është lumturuar

Fejesa e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker pushtoi të gjithë rrjetin, por jo të gjithë u lumturuan.

Sipas një burimi ekskluziv për “People”, ish-i i saj, Scott Disick, me të cilin është ndarë që prej viti 2015, “nuk është i lumtur për fejesën”.

“Scott nuk ka qenë kurrë dakord që Kourtney të ishte me Travis. Ai ka vuajtur me marrëdhënien e tyre. Kishte gjithnjë idenë se ai dhe Kourtney do të ktheheshin sërish bashkë një ditë. Madje u shokua kur mori vesh që Kourtney po njihej me Travis”.

Ky ishte vetëm konfirmimi, pasi interneti dje nuk humbi asnjë sekondë për të dhënë mendimin e tij. Ndjekësit postuan meme e statuse gazmore ku parashikonin reagimin e Disick kur të shihte fotot e Kourtney.