Aplikacion
Me kërkesat e demonstruesve: “Kosova Republikë”, ‘Duam liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim”, “Të lirohen të burgosurit politikë”, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare. Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke inkuadruar më në fund në mesin e studentëve edhe klasën punëtore atë kohë.
Inkuadrimi nisi së pari individualisht me studentët, e u bë masovikisht me punëtorët e Kombinatit Ndërtimor “Ramiz Sadiku” në Prishtinë.
Në ato ngjarje të rënda por të lavdishme në historinë e popullit tonë, pushteti vrau 9 demonstrues, plagosi 15, e me qindra arrestoi e burgosi, ndëshkoi e dënoi me vite e vite burg të rëndë politik. forcat e regjimit jugosllav patën dy të vrarë dhe 17 të plagosur. /ZOOM.AL/
“Evropa po mban frymën dhe po ripozicionohet”- Ç’do të thotë fitorja e Trumpit për NATO-n