zoom

Bota

Kosova dhe Serbia në ngërç/ BE ultimatum Vuçiç

Pavarësisht thirrjeve të shumta të ndërkombëtarëve dhe takimeve të njëpasnjëshme në Bruksel duket se mardhëniet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten në ngërç.
Prishtina zyrtare fajëson Beogradin për mos-zbatimin e marrveshjes, ndërsa ky i fundit është
zotuar se nuk do ta njohë kurrë Kosovën.

Por çfarë ndodhi në takimin e fundit në Bruksel?

Sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në marrveshjen e fundit ka barazi mes palëve, ndërsa thekson faktin se një prej pikave që duhet zbatuar nga Serbia është njohja e Kosovës.
Por duket se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk mendon njësoj si Kurti, duke refuzuar nënshkrimin e marrveshjes.

Si do të veprojnë vendet e BE-së në këtë situatë?

Në këto kushte një hap tjetër vjen nga BE,unioni që Serbia aspiron të bëhet pjesë e tij.
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të propozojnë që urgjentisht në kornizën negociuese të Serbisë për anëtarësim në union të përfshihet edhe zbatimi i Marrëveshjes Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, më 18 mars), dhe të gjitha obligimeve të tjera të dala nga marrëveshjet në kuadër të dialogut, raportoi Radio Evropa e Lirë, vetëm një ditë më parë

Menjëherë ka ardhur reagimi i presidentit Vuçiç i cili është shprehur i bindur se Marrëveshja e Brukselit/Ohrit në tërësinë e saj nuk mund të bëhet pjesë e Kapitullit të 35-të në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian, në të kundërtën, një gjë e tillë, sipas tij, duhet lexuar si mbyllja e derës për anëtarësimin e Serbisë në union.
Ky propozim pritet që të bëhet në takimin e 12 dhjetorit në Bruksel të Këshillit për Çështje të Përgjithshme, i cili pritet të kërkojë nga Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) që të propozojë urgjentisht futjen e zbatimit të obligimeve nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në kapitullin 35 të kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë në BE.
Nga Serbia kërkohet që të zbatojë pa parakushte të gjitha obligimet nga marrëveshjet e dakorduara me Kosovën.
Një ultimatum vjen edhe për përfaqësuesin për politikë të jashtme Josep Borrell.

“Këshilli kërkon nga Komisioni Evropian dhe përfaqësuesi i lartë [për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell] që urgjentisht të propozojnë para Këshillit, para fundit të janarit të vitit 2024, ndryshimin e kritereve në kapitullin 35 për anëtarësimin e Serbisë në BE”, thuhet në dokument.

Mardhëniet mes Kosovës dhe Serbisë u tensionuan kur në krye të komunave me shumicë serbe u vendosën kryetar shqiptar.Ky vendim i qeverisë së Kosovës erdhi pasi postet e kryetarëve të komunave në veri mbetën bosh në nëntor të vitit 2022, pasi përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqjen nga vendet e tyre të punës për shkak të mospajtimeve ndaj një vendimi të qeverisë së Kosovës për reciprocitetin për targat e automjeteve të Serbisë.Në atë kohë serbët lokal protestuan duke bllokuar rrugët në veri kryesisht në pikat e kalimit kufitar Jarinjë e Bërnjak.
Por nuk mbeti me kaq. Në 24 shtator të këtij viti në Manastirin e Zveçanit 30 persona mes tyre edhe ish-nënkryetari i Listës Serbe(partisë më të madhe ne veri të Kosovës) sulmuan policinë e Kosovës,ku fatkeqësisht mbeti i vdekur efektivi Afrim Bunjaku.
Ky sulm u dënua nga të gjithë duke filluar nga qeveria e Kosovës e deri tek ndërkombëtarët, të cilët kanë bërë thirrje herë pas here për drejtësi.
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar edhe ekstradimin e tij në Kosovë,duke akuzuar edhe Beogradin zyrtar si të përfshirë në sulm. Kjo kërkesë e Kurtit për Radoiçiç është refuzuar në mënyrë kategorike nga Aleksandër Vuçiç me arsyetimin se nuk e njeh Kosovën.
Në të gjitha këto ngjarje të njëpasnjëshme mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhi në takimin e rradhës mes dy lidërve. A do të pranoj Vuçiç të nënshkruaj marrveshjen,në të cilën përfshihet edhe njohja e Kosovës, ashtu si edhe Kurti pranoi asociacionin e komunave me shumicë serbe?