zoom

Aktualitet

Korrupsioni te Ministria e Mjedisit, SPAK çon për gjykim 3 zyrtarët e lartë dhe dy të tjerë (EMRAT)

SPAK njoftoi sot se mbylli hetimet dhe çoi për gjykim 3 zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mjedisit, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dorëzoi kërkesën prej datës 29 dhjetor 2023 pranë Gjykatës Antikorrupsion, për dosjen e vitit 2020, me numër 84/

Hetimet ishin kryer ndaj të pandehurve; Genci Hicka, Ilir Nishali dhe Gerson Tafa, të cilët akuzohen për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurve Konstandin Balloma dhe Besim Boҫi, të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal.

“Në seancën e datës 12.02.2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (seanca paraprake) me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 39 Regjistri Themeltar, datë 12.02.2024 vendosi: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 84, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve”, njofton SPAK.

Të pandehurit dhe akuzat:
-Genci Hicka, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal

-Ilir Nishani, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal

-Gersion Tafa, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 259 dhe 25 i Kodit Penal

-Konstandin Balloma, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal

-Besim Boҫi, i cili akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 244 paragrafi 1 dhe 25 i Kodit Penal.

/ZOOM.AL/