Aplikacion
Lajmi u raportua sot nga Agjencia e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) dhe ky ishte i disati testim radhazi nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të liderit Kim Jong-Un.
Sipas të njëjtit burim, të premten pasdite pati një test fuqie, të projektuar për një raketë strategjike lundrimi “Hwasal-1 Ra-3″, si dhe një lëshim provë të një lloji të ri rakete anti-ajrore “Pyolji-1-2″.
Nuk ka pasur asnjë raport deri më tani nga Koreja e Jugut, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara në lidhje me testet specifike. /ZOOM.AL/