zoom

Aktualitet

Horrori në Korçë/ Zbardhet ekspertiza: Bebi ishte i formuar, gruaja abortoi

Gruaja në Korçë, e cila dyshohet se ka vrarë foshnjen e saj, duke e mbyllur në valixhe, mësohet se është paraqitur në muajin Prill në spital.

Sipas raportit mjeko-ligjor, fëmija që u gjet i vdekur ka qenë i formuar dhe ekspertët e mjekësisë ligjore tregojnë se bëhet fjalë për një abort.

Akoma nuk është përcaktuar nëse i ndjeri ka lindur i gjallë apo i vdekur, por mësohet se aborti ka ndodhur pa asistencë dhe nëna ka pasur hemoragji të madhe.

Era e rëndë që vinte nga dollapi u pikas pas shumë kohësh nga burri i 40-vjeçares, i cili ishte kthyer një muaj më parë nga Greqia. Ai bëri denoncimin në polici, e përballë gazetarëve u shpreh se foshnja nuk ishte i tiji.

Gruaja me inicialet M. A. kishte shfaqur probleme mendore, ndërsa diagnoza, sipas mjekëve, është skizofreni, një sëmundje e rëndë, e cila sjell shkëputjen nga realiteti të pacientit.

Mjekja psikiatre, Nikolina Bode deklaroi ditën e djeshme për mediat se ajo është pikasur nga familjarët e saj në muajin dhjetor me bark të fryrë, por nuk ka pranuar të ekzaminohej. 40-vjeçarja ka deklaruar para psikiatres, e cila e vizitoi pas zbulimit të ngjarjes së rëndë se është një “person tjetër” dhe se foshnja ka lindur nga ky “person”.

Ngjarja horror u zbulua ditën e djeshme në Korçë. Gruaja jetonte në banesë së bashku me djalin 15-vjeçar, i cili vuan nga autizmi.

Postime të lidhura