zoom

Aktualitet

Korçë/ Një person kërcënon mjekët se do t’i djegë me benzinë

Një person kërcënoi këtë të enjte personelin e shërbimit mjekësor në repartin e dializës në Korçë.

Ai hyri në spital me një bidon benzinë, duke kërcënuar infermierët e dializës se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit.

Në momentin ndodhi ngjarja, brenda repartit kanë qenë 20 pacientë duke marrë shërbimin e dializës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka shmangur një ngjarje shumë të rëndë

Pas ngjarjes, ai u arrestua nga policia.