Një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Korçë. Brenda banesës ndodhet një person, fati i të cilit ende nuk dihet, pasi është bllokuar nga flakët që përfshinë godinën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 11 të qytetit juglindor.
Raportohet se policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes duke vijuar luftën me flakët për të shpëtuar personin që ndodhet brenda në shtëpi. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.