zoom

Aktualitet

Korçë/ 60-vjeçari gjendet në rrugë në gjendje të rëndë, vdes në spital

Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të diel në Korçë, ku një 60-vjeçar humbi jetën në spital.

Ai u gjet në gjendje të rëndë në një rrugë të qytetit dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës.

Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 60-vjeçari ndërroi jetë.

Ai dyshohet se ishte i dehur dhe ka kaluar natën në atë gjendje.