Policia njofton se gjatë kontrollit në fshatin Tregtan të Hasit, në vendin e quajtur “Përroi i lagjes Qerkez”, kanë gjetur bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Sajmir Qerkezi, që dyshohet se i ka mbjellë bimët narkotike është ndaluar, ndërkohë që nën hetim për “shpërdorim detyre” është vënë kryeplaku i këtij fshati, Xhemal Bokçiu.