zoom

Aktualitet

Kontrolle në tre burgje, gjenden playstation përshtatur për komunikim dhe drogë

Pajisjet që shihni në foto janë gjetur sot gjatë kontrolleve të ushtruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në tre institucione të vuajtjes së dënimit.

Playstation 3 të modifikuara me një pajisje për të kryer telefonata dhe Pajisjet e jashtëligjshme u gjetën pas kontrolleve që u bënë ne qelitë e burgjeve të Drenovës në Korçë, të Peqinit dhe atë të Elbasanit, në kuadër të megaaksionit të koduar ‘Trinomi’.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 28 persona, mes tyre policë, zyrtarë të burgjeve, dhe disa të dënuar për vepra të ndryshme penale. Akuza ishte për faktin se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin fusnin në ambientet e burgut sende të kundraligjshme dhe lëndë narkotike.