Aplikacion
Kompania Gjoka fitoi tenderë për ndërtim rrugësh si dhe për ndërtim ujësjellësish. Projekti më i kushtueshëm sa i përket ujësjellësave është ai i titulluar: “Furnizim me ujë i zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi Faza e III”, për të cilin taksapaguesit po shpenzojnë rreth 800 milionë lekë pa TVSH (rreth 8 milionë euro).
Kompania “Salillari” u rendit në vend të dytë me tetë kontrata me vlerë të përgjithshme 4.6 miliardë lekë. Kontrata më e madhe titullohet: Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza I me vlerë 2 miliardë lekë.
Kompania “Fusha” u kthye në majë të renditjes së kontraktorëve vitin e kaluar pas disa vite mungesash. Ajo fitoi shtatë kontrata me vlerë të përgjithshme 4 miliardë lekë, duke u renditur në vend të tretë. Kontrata më e madhe është Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VIII) me vlerë 2.2 miliardë lekë.
Kompania BE – IS SH.P.K fitoi 11 kontrata me vlerë të përgjithshme 3.7 miliardë lekë. Kontrata më e madhe është “Ndërtim aksi rrugor Papërr – Ura e Grykshit, Faza II” me vlerë 2.1 miliardë lekë.
Në vend të pestë u rendit kompania Agbes Konstruksion, e cila fitoi dy kontrata me vlerë të përgjithshme 3.5 miliardë lekë. Njëra kontratë titullohet “Ndërtim aksi rrugor Papërr – Ura e Grykshit, Faza I” ndërsa kontrata tjetër ka të bëjë me zgjerimin e rrugës së Ksamilit.
Kompania Geci fitoi gjashtë procedura prokurimi me vlerë të përgjithshme 3.1 miliardë lekë. Kontrata më e madhe është “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza II”.
Në vend të shtatë u rendit kompania 2 T me gjashtë kontrata me vlerë të përgjithshme 2.9 miliardë lekë. Kontrata më e madhe është për “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Papërr Faza III” me vlerë 2.2 miliardë lekë.
Kompania G.P.G. COMPANY fitoi katër procedura prokurimi me vlerë të përgjithshme 2.8 miliardë lekë. “Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 1” me vlerë 1.7 miliardë lekë.
Kompania Albstar u rendit e nënta me një kontratë të vetme, kontratën “Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VI)” me vlerë 2.3 miliardë lekë.
Në vend të dhjetë u rendit kompania ANK, gjithashtu me një kontratë të vetme “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza VII)” me vlerë 2.8 miliardë lekë.
Në tenderët e sektorit publik gjatë vitit të kaluar u shpallën fitues 2216 kompani, por dhjetë kompanitë e mëdha fituan 29% të të gjithë fondit të prokurimit, ndërsa 50 kompanitë e mëdha fituan mbi 800 milionë euro kontrata ose 62% të fondit limit./ Reporter.al
Investimi në Sazan/ Artur Meçollari: Pse kur gazetarët kërkojnë informacion, Begaj fshihet?