Aplikacion
Teksa një tjetër tentativë u godit sot në Vlorë nga Policia Kufitare dhe Dogana dhe u procedua penalisht një 39-vjeçar, të cilit iu sekuestruan disa pako me fishekzjarre.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. S.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan disa pako me fishekzjarre, të padeklaruara”, thuhet në njoftim. /ZOOM.AL/