Aplikacion
Regjisori Hwang Dong-hyuk tha se nuk “iu la mundësi tjetër” veçse t’ia niste punës për një sezon të dytë për shkak të popullaritetit dhe kërkesës së madhe.
Shfaqja bëri bujë në mbarë botën dhe u pa nga 111 milionë shikues, sipas të dhënave të Netflix.
Disa persona bëhen pjesë të një loje, ku jeta dhe vdekja ndahet nga një fije e hollë peri, e gjithë kjo për kënaqur një grup të vogël të pasurish. Squid Game është analogjia dërrmuese e shoqërive kapitaliste.
Gjatë një premiere në Los Anxhelos, regjisori Hwang Dong-hyuk tha:
“Ka pasur aq shumë presion, kërkesë dhe aq dashuri për një sezon të dytë”.
“Tani e gjitha ndodhet në kokën time. Jam aktualisht në proces planifikimi, por mendoj se është ende shumë herët për të thënë se kur dhe si do ndodhë”.
“Por mund t’ju premtoj vetëm këtë, që Gi-hun do të kthehet dhe do bëjë diçka për botën”, përmbylli fjalën e tij regjisori dhe njëkohësisht autori serialit.
Tragjedi/ Rrëzohet aeroplani mjekësor, asnjë i mbijetuar! Mes viktimave, pacientja 12-vjeçare