zoom

Slider

Konfirmohet edhe Adrola Dushi! Këta janë të njohurit që do të marrin pjesë te “Ferma VIP”

Marketing dhe imazh! Dy fjalët më të arta të kohëve moderne, që duke kaluar në makinerinë media-rrjete sociale, prodhojnë sukses.

Kjo po ndodh me disa emisione reality-show në Sghqipëri. Pas dy sukseseve të para të “Big Brother VIP” në Top Channel, që në rrugë ka edhe të tretin, një tjetër media vendos që të organizojë një shfaqje tërheqëse gati live, me banorë por jo brenda një shtëpie luksi ku debatohet dhe luhet.

Bëhet fjalë për spektaklin më të ri që “Vizion Plus” pritet të startojë së shpejti. Quhet “Ferma VIP” dhe ku do aktivizohen personazhe nga më të njohurit, brenda një ambienti ku jetohet dhe punohet si në fshat. Të gjithë personazhet do tregojnë aftësitë e tyre të të jetuarit në një fermë, ku nuk do mungojë edhe mjelja e bagëtive!

Por cilat janë personazhet e përfolura apo konfirmuara si pjesë e spektaklit?

Mësohet se një prej tyre do të jetë këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sapo është dioplomuar edhe si Juriste. Më tej Florjan Agalliu dhe Niko Komani. Por nuk do mungojë edhe aktori i njohur i humorit, Rezar Veleshnja. Gjithashtu konfirmohet edhe emri i aktores tjetër Adrola Dushi.

Burime të sigurta thonë se pjesë e Fermës do të jetë edhe një tiktoker i njohur shqiptar dhe përflitet për Dionis Bibën.

Ndërkohë që paralelisht, edhe Isida Mollaymeri gjatë emisionit “Vizioni i pasdites”, nuk e mohoi që mund të jetë pjesë, teksa e konsderoi veten konkurrente të fortë, duke thënë se ajo di të bëjë një kulaç të mirë fshati dhe të mjelë lopën. /ZOOM.AL/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @fermavip.al