Aplikacion
Stoik dhe me natyrën e tij deri arrogante, ai nuk kurseu askënd, madje duke refuzuar çdo kompromis me opozitën për Komisionet Hetimore.
Në përfundim të takimit, Rama u shpreh se shumë njerëz shprehen se ‘ç’na duhen ne investimet, aeroportet, hotelet me 5 yje’, ne duam bukë’, ku tha se buka nuk ka munguar as në kohën e Skënderbeut.
“Në lidhje me investimet në Lezhë, shumë kush thotë se ‘ç’na duhen ne investimet, aeroportet, hotelet me 5 yje’, ne duam bukë’. Mirë po bukë… Bukë s’u ka munguar as në kohën e Skënderbeun, kjo është ekonomia, sjell sa më shumë njerëz ku fitojnë të gjithë zinxhirë. Unë jam shumë optimist e Lezhës.”, u shpreh Rama.
Por nuk kurseu as Lulzim Bashën, teksa u pyet se për disa ligje do i duhen patjetër 84 vota në Kuvend dhe vetëm me të mund t’i bëjë në Parlament, duke ndjekur zhvillimet e fundit dhe trendin politik në kulisat e fshehta.
Dhe teksa u pyet ai u përgjigj me ironi: “Sa është ora?”. Gazetarja e sqaron se kishte kaluar ora e gjumit, por Rama në të tijën vijoi ironinë: Aaaaa, jo, jo… kurrë os pyesni për të në këtë orë…!”
Kryeministri foli edhe për Komisionet Hetimore, duke konfirmuar se nuk do lëshojë pe ndaj Opozitës për komponentët. madje edhe këtu e kishte gati ironinë ndaj kundërshtarëve politikë, duke thënë se “ata luajnë mundje dhe dhe boks, teksa po bëhen gati për Lojërat Olimpike!”.
Ai mbrojti ndryshimet e fundit, duke thënë se janë bazuar te ligji aktual për Komisionet Hetimore. /ZOOM.AL/
View this post on Instagram