Aplikacion
SPAK ka çuar në proces ish-zyrtarin e lartë socialist dhe 8 funksionarë të tjerë, përfshi ish-zëvendësin e tij Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.
Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për konçesionet dhe rritur kostot e tyre deri në 60%.
Beqaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248-25, të Kodit Penal. SPAK i akuzon për abuzime me koncesionet me vlerë 100 mln euro, teksa të pandehurit i kanë mohuar. Për shkaqe të ndryshme, kjo është seanca e tretë radhazi që shtyhet. /ZOOM.AL/
PRAPASKENAT/ Ilnisa xheloze për Meritonin, moderatori merr valixhen dhe ikën nga shtëpia