Aplikacion
“Mua më mbajnë me hile sot, meqë jam e para që guxova ta bëj në Lanxess Arena koncertin”, tha Elvana.
Komenti u mor si një “thumb” ndaj Alban Skënderajt, i cili mbajti pak ditë më parë koncertin e tij në stadiumin “Air Albania”, ku kishte një numër tepër të madh pjesëmarrësish.
Pas kësaj “kunje” që u duk sikur ishte për të, Albani ka reaguar në një story ku shfaq një pamje nga koncerti i tij i tejmbushur, teksa shkruan: “Ndonjëherë mjafton një kitarë”.
Këtë reagim ndjekësit e kanë kuptuar si një përgjigje që ka dashur të tregojë se nuk ka nevojë për shumë zhurmë, veshje ekstravagante dhe performanca që bien në sy, por mjafton një kitarë dhe pak thjeshtësi për të mbushur një stadium të tërë.
EMRAT/ Kush ishin dy shënjestrat e atentatit në Berat, ikën me vrap për të shpëtuar nga plumbat