zoom

Art & Kulturë

Koncertet dhe eventet për Ditën e Verës, nga Xhensila Myrtezai e Elton Deda, tek Artiola Toska

Nesër Tirana feston Ditën e Verës, ku pritet edhe një fluks i madh qytetarësh, sikurse edhe në qytetin e Elbasanit, që përfaqëson edhe traditën.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve për Ditën e Verës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, njoftoi se për të festuar 14 Marsin si Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës ka përgatitur një program të plotë me 24 orë festë dhe 34 evente të ndryshme.

Bie në sy pjesëmarrja e këngëtarëve si Elton Deda, Xhensila Myrtezai, Artiola Toska dhe shumë të tjerëve e që do i kushtojë jo pak xhepave të qytetarëve të Tiranës, nga buxheti i Bashkisë.

Me një kalendar të ngjarjeve të shumëllojshme, qytetarët e Tiranës do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të shumta, duke filluar nga koncerte, ekspozita, përhapje artistike nëpër qytet, deri te aktivitete sportive dhe shfaqje të ndryshme kulturore.

“14 Mars, 24 orë festë, 34 evente! Shih kalendarin e eventeve dhe eja festojmë së bashku Ditën e Verës. P.S. Mos harroni veroret”, shkruan Veliaj. /ZOOM.AL/