zoom

Të gjitha

Will Smith “mbytet me oferta” nga gjigantët e transmetimit

Ndërsa shumë supozuan se karriera e Will Smith kishte përfunduar pas shpërthimit famëkeq të Oscars muajin e kaluar, duket sikur studiot e Hollivudit po e mbajnë hapur derën për të vazhduar marrëdhënien e tyre të punës me aktorin.

Pasi raportet pretenduan se Netflix-i kishte ndalur projektet e ardhshme të Willit në platformën e tij pas polemikave që rrodhën nga incidenti me Chris Rock, tani po raportohet se pavarësisht ndalimit të tij 10-vjeçar për Oscar, 53-vjeçari do të vazhdojë të mbetet i rezervuar.

Sipas Daily Star, Will po “mbytet me oferta” nga studiot dhe gjigantët e transmetimit të etur për të punuar me yllin Hancock.

Ndërsa është e paqartë se çfarë lloj ofertash i janë bërë Will-it, një burim i brendshëm për pohon se kompanitë më të vogla buxhetore me siguri do të duan ta sjellin atë në bord për filmat e tyre, kryesisht filma aksion, ku ata besojnë se emri i tij do të tërheqë shifra të konsiderueshme në arkë./L.K

/Zoom.al