Aplikacion
Në kuadër të planit të miratuar të vizitave 2-javore, deputetët e këtij komisioni fillimisht zhvilluan një takim me drejtues të spitalit, ndërsa më pas një pjesë e tyre kanë parë nga afër mjediset ku kryhet sterilizimi i pajisjeve mjekësore.
Kryetarja e këtij komisioni, deputetja Albana Vokshi tha se vendosëm që vizitën e parë ta bëjmë në Durrës edhe për shkak të rëndësisë që ka ky spital, ndërsa shtoi se të gjithë informacionin që morën gjatë diskutimeve me drejtues të spitalit, do ta vënë në dispozicion të komisionit hetimor.
Nënkryetari i komisionit, deputeti Plarent Ndreca, tha se kjo është një vizitë informuese që do të vijojë edhe në institucione të tjera më qëllim plotësimin e kuadrit që ka komisioni hetimor me synim mbylljen e tij në 22 korrik.
Puna e këtij komisioni ka nisur në fillim të muajit prill dhe ka si qëllim hetimet për koncesionet e sterilizimit dhe check up. /ZOOM.AL/
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh