zoom

Aktualitet

Komisioneri kërkoi largimin e kreut të KLP, KPA shtyn me një muaj Vettingun e Ballës. Data dhe ora

KPA e Vettingut shtyn për në datë 21 Maj ora 15:00 shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës, kreut aktual të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që kërkon shkarkimin e tij dhe largimin nga drejtësia për 15 vitet e ardhshme.

Alfred Balla, kreu i KLP-së, doli sot para KPA-së, ku pritej të kalonte në shkallën e dytë të Vettingut. Por Komisioneri Publik i kërkoi KPA ndryshimin e vendimit të KPK, për Alfred Ballën. Shkalla e parë e kishte konfirmuar Ballën, teksa vendosi se ai nuk ishte magjistrat dhe nuk prekej nga ligji për Vetting.

Sipas komisionerit, procesi për Ballën duhej ndërprerë, pasi nuk e gëzon statusin e Magjistratit. Po ashtu ai tha se zotit Balla duhet t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.

Ligji thekson se anëtarët e KLP apo KLGJ kur iu mbaron mandati, kanë të drejtën që të emërohen dhe të kenë funksione në sistemin e drejtësisë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura