zoom

Politikë

Komentuesit ironizojnë dhe tallen me ish-zëvendës Kryeministrin

Ish-zëvendës Kryeministri Erjon Braçe ka postuar në faqen e tij në Facebook një lajm ku përshkruhej strategjia e KE-së në të ardhmen.

Përkatësisht në lajm thuhej se vitin e ardhshëm theksi duhet vendosur në taksimin e koorporatave dhe lehtësimin e biznesit të vogël, strategji kjo me të cilën Braçe bie dakord.

Të menjëhershme kanë qenë komentet ironizuese dhe tallëse ndaj ish-zëvendës Kryeministrit, pasi ky i fundit “u kujtua” të bëjë oponencë vetëm pasi u shkarkua nga posti qeveritar.

 

 

 

 

 

 

 

 

Komentuesi J.E.: “E kam thene dhe vazhdoj ta besoj, do ishe zv. Kryeministri perfekt me keto ide. Do e beje qeverine vertet socialiste. Ishalla te bie ky shans njehere ne jete se jam i sigurte qe namin do besh. Po nuk ta japin legenat ty, se e dine qe nuk mbahesh pastaj.”

Komentuesi A. L.: “Ti je per zv kryeminister i ketij vendi. Po presim qe te vish ti ne pushtet qe te luftosh Kastratin qe po te nderton perpara ballkonit. Meqe ra fjala sikur se ke permendur me ?

Komentuesi C. K.: ” Je politikani me argetues qe njoh. Ne nje epoke tjeter do ishe gaztori i pallatit mbreteror. Tani je i republikes. Po ti ishe vete ne krye te qeverise dhe me buton tu mbyll goja per rrugen e kombit, per aeroportin, per tenderat publik te rrugeve, per unazen e madhe te Tiranes, per shkaterrimin e plazhit te Shengjinit, per tokat qe ka marre Ben Blushi ne Dhermi, per korrupsionin, per pallatet qe po behen brenda parkut te liqenit ne Tirane, per hidrocentralet me koncesion apo per koncesionet ne shendetesi. Je gaztor i madh. Je fiks si qen pekinez qe leh gjithe kohes e nuk kafshon asnjehere por vetem lepin b… e te zotit.”