zoom

Aktualitet

Kombëtarja shqiptare përfshihet në skandal seksual. Çfarë ndodhi në Dortmund (Nisin hetimet)

Prokuroria publike e Dortmundit njoftoi mediat vendase se po heton një mbikëqyrës (roje-trupë sigurie), të Kombëtares shqiptare të futbollit, për shkak të një ngacmimi seksual që shkon deri në abuzim nëse konfirmohet nga investigimi.

Mësohet se hetimi ka nisur pas dyshimeve se ka pasur një ngacmim seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Skuadra shqiptare u akomodua aty gjatë Kampionatit Europian.

Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjëse hoteli. Më pas aktet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj.

Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion për shëndetin e gruas. Ajo tani është duke hetuar se deri në çfarë mase i akuzuari ka vepruar kundër vullnetit të gruas.

Aktualisht nuk ka një urdhër arresti. I akuzuari, i cili nuk është as lojtar, as trajner dhe as zyrtar, është kthyer në Shqipëri. Nuk ka ende një reagim zyrtar nga FSHF për rastin, teksa hetimet në Dortmund po marrin udhë dhe janë aktive. /ZOOM.AL/