Aplikacion
Sipas Supersport, kuqezinjtë dhe përfaqësuesja zvicerane do të zhvillojnë testin në fjalë, në Zvicër, ndërsa mbetet ende i pazbuluar stadiumi ku do mbahet sfida.
Synimi i Shqipërisë është mbajtja në formë e lojtarëve për të arritur në një përformanca të mirë në europianin e verës së ardhshme. Po kërkohen edhe rivalë të tjerë për miqësore, pasi me siguri nuk do të jetë vetëm një.
Kombëtarja jonë u njoh me kundërshtarët në shortin e Euro 2024 të hedhur në Hamburg të shtunën e kaluar. Grupi B formohet nga Italia, Kroacia, Spanja dhe ekipi i Silvinhos. /ZOOM.AL/