Aplikacion
Duket se ndeshja e radhës e kombëtares në EURO2024, ajo me Spanjën, që zhvillohet mbrëmjen e sotme në Duseldorf, ka përgjysmuar deputetët që marrin pjesë në seancë.
Deputeti demokrat Ervin Salianji, nga salla e Kuvendit, tha se mendja e gjithë shqiptarëve sot është te Shqipëria që shkëlqen, te Kombëtarja.
Mesazhi i Salianjit vjen disa orë para ndeshjes së 3-të në grupin B mes Shqipërisë dhe Spanjës, ku kuqezinjtë do të luftojnë për 3 pikë, për të pasur shpresë e mundësi që të vijojë ëndrrën europiane në Euro2024. Shqipëria ndodhet në vendin e 3-të në grup me 1 pikë, po aq sa edhe Kroacia e vendit të fundit.
“Në Parlament këta përfaqësuesit e kanë bërë Shqipërinë të lëngojë, ndërkohë që mendja e gjithë shqiptarëve sot është te Shqipëria që shkëlqen, te Kombëtarja”, shprehet Salianji. /ZOOM.AL/