zoom

Politikë

Kokëulur dhe i dëshpëruar, Bllako dëshmon nga gjyqi: Nuk kam faj, vetëm shkresa kam përcjell

Deputeti socialist, Alqi Bllako ka dëshmuar në sallën e gjyqit dhe ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Jam i pafajshëm. Ne cilësinë e sekretarit te përgjithshëm te ministrisë nuk i kam patur rol ne zgjedhjen e anëtareve te komisionit te vlerësimit te ofertave. Kam patur rolin e zyrtarit qe kryente vetëm shkresa përcjellëse mes institucioneve.”- ka thënë Bllako.

Pak orë para Bllakos, edhe ish ministri i Mjedisit Lefter Koka ka dëshmuar këtë të enjte duke mohuar po ashtu të gjitha akuzat dhe përfshirjen e tij në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Ish ministri pretendon se akuzat e Prokurorisë janë ‘idiote’, ndërsa përmend shpesh në dëshminë e tij të “vërtetën” e cila sipas tij do të triumfojë.  Ish Presidentin Ilir Meta e quajti fuks dhe ish sigurims, që së bashku me aleaten më të madhe, Fallxhoren (Kryemadhi) ka orkestruar procesin ndaj tij.

“Akuza e prokurorisë është idiote! Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen.”- thotë Koka.