zoom

Aktualitet

Kokaina nga Ekuadori, flet administratori i Massabi Fruits

Kokaina e kapur në Durrës vinte nga Ekuadori dhe kishte destinacion kompaninë importuese të bananeve, Massabi Fruits, që ndodhet në Tiranë, në zonën e Kombinatit.

200 pako me peshë totale 100 kg u gjetën në tavanin e një kontenieri me banane.
Kjo kompani ka administratorë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti.

Peti ka folur për mediat duke dhënë lajmin se është arrestuar ortaku i tij.

Peti thotë se s’po kupton asgjë, madje s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, si dhe e ndjen veten të pambrojtur.

”Nuk e di ça komenti të jap. Unë jam administratori tjetër, Erion Peti. Na njoftuan që kemi kontroll rutinë. Siç e bëjmë çdo javë. Shkoi djali i dajës tim, vetëm kur morëm vesh që është arrestuar. Nuk po kuptojmë asgjë tjetër. Jemi komplet të pambrojtur.

Ne kemi 5 vjet që sjellim fruta nga jashtë vendit. S’kemi pasur asnjë lloj problemi, jemi të hapur për çdo gjë, t’i ballafaqohemi ligjit.

Nuk po më kërkon Policia, Policia po heton. Jam kot në këtë hetim, s’kam lidhje fare. Unë paguaj tatimet në shtet”, tha Peti.