Aplikacion
Basha shkruan se votimi nxorri në pah pazarin e kryeministrit Edi Rama me kreun e PD-së, Sali Berisha.
Ish-kryedemokrati thekson se ky pazar është kundë SPAK dhe Shqipërisë.
Basha: Delet votuan mbylljen e listave në pazarin e kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Është një pazar kundër SPAK, një pazar kundër Shqipërisë.
Ata janë bashkë, sepse pa njëri-tjetrin nuk qëndrojnë dot në këmbë.
Tani që perdja e revolucionit ra dhe pazari doli në shesh, radhën e kanë qytetarët. T’i ndëshkojmë me votë, t’i japim vendit ndryshimin që meriton!