Aplikacion
“Së pari, pas 24 korrikut, kur të takohemi bashkë këtu, sipas premtimit të dhënë këtu në këtë institucion sigurisht që më ka qëlluar ditë e hënë data 25, është ditë pune. Kështu që fillojmë një kapitull të ri me energji të pashtershme” tha ai.
Por si e komenton ai kërkesën e Edi Ramës për ta hetuar atë dhe Sali Berishën?
“Që Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë, për interesin kombëtar, që falë marrëveshjes së 5 viteve më parë është cenuar si asnjëherë tjetër. Ne e kemi kohën përpara.
Ajo që shqiptarët presin, është një lidership që mban fjalën, llogaridhënia e të gjithëve. Mua më bën përshtypje, që pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e vet që e ka kapur prej fyti. I bën thirrje SPAK-ut që të hetojë Ilir Metën. Shumë mirë bën, madje t’u cojë edhe pyetjet bashkë me Agacin.
Unë kam armët më të forta, që janë e ëvrteta dhe transparenca. Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta dhe shqiptarët do të shkojnë te SPAK-u me fakte dhe prova për mullarët e korrupsionit që lartësohen cdo ditë.
Kush i ka penguar ata që të hetojnë Saliun dhe Ilirin? Këtë e bën që të mos hetojnë Stelën, Mërtirin, Zoton dhe të gjithë grupin kriminal. Pse do të frenojë Ilirin ai me këto përralla. Ai e njeh Ilirin më të mirë nga të gjithë. E di ai që Iliri do u shkojë gjërave deri në fund” tha ai./Zoom.al