zoom

Sport

Klubi anglez bën çmendurinë për Ernest Muçin, por presidenti i Beshiktash refuzon 20 mln euro

U treguan të ngadaltë në merkaton dimërore edhe pse e panë t’u shënonte tripletë, por tani duan të bëjnë çmenduri për shqiptarin.

Ernest Muçi është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë. Në merkaton e dimrit, sulmuesi kuqezi u transferua nga Legia e Varshavës te Besiktas, skuadër tek e cila u përshtat mjaft shpejt.

Së fundmi u përfol për një interesim të Aston Villa. Zërat që qarkullojnë duket se kanë një të vërtetë, pasi presidenti i Besiktas, Hasan Arat, në një intervistë të dhënë ka thënë se ka refuzuar 20 milionë euro për lojtarin.

“Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin, por unë e refuzova ofertën”, tha ai. 23-vjeçari ka luajtur deri më tani në 6 ndeshje, ku ka realizuar 2 gola. /ZOOM.AL/