zoom

Aktualitet

KLSH kërkon marrjen e masave për 70 punonjës në Bashkinë e Fierit

KLSH kërkon marrjen e masave për 70 punonjës në Bashkinë e Fierit. Bëhet fjalë për 17 masa Organizative, 12 masa për shpërblim dëmi në vlerën rreth 150 milion lekë, konkretisht: Në fushën e zbatimit të kontratave, për punime të pakryera, por të situacionuara dhe paguara; -Në fushën e prokurimeve, për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët ekonomik pjesëmarrës në procedura; -Në fushën e urbanistikës, kryesisht për përllogaritje të gabuar të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shoqëritë sipërmarrëse, realizuese të investimeve me fonde private.

7 masa për eleminimin e efekteve negative të konstatuara në administrimin e fondeve publike dhe për menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3E-të) në vlerën rreth 1.4 miliard lekë, konkretisht: -Për mos pagesë të taksave të infrastrukturës nga legalizimet informale në vlerën 61 milion lekë; -Për mos llogaritjen dhe arkëtimin e taksave në vlerën 120 milion lekë; -Për mos llogaritje dhe vjeljen e gjobave nga Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistikë në vlerën 26 milion lekë; -Për mosllogaritje të takës për zënie të hapësirave publike në vlerën 44 milion lekë; -Në fushën e prokurimeve publike për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët pjesëmarrës në procedura në vlerën 1.300 miliard lekë.

Masa Disiplinore: Për personat përgjegjës, KLSH ka kërkuar nga Kryetari i Bashkisë Fier që në vlerësim të shkeljeve të konsideruara të urdhërojë Komisionin Disiplinor për fillimin e procedurave përkatëse për shqyrtimin dhe dhënien e masave disiplinore në zbatim të ligjit. nr. 152/2013, datë 30.05.2013, “Për nëpunësin civil”, të marrë masa nga “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj” apo “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”; deri në, “Largim nga shërbimi civil”.

Konkretisht: 2 Administrator të Përgjithshëm, 2 Administrator të Njësive Administrative, 6 Drejtorë Drejtorie në aparatin e bashkisë dhe institucionet e varësisë, 5 Përgjegjës Sektori, 19 Specialistë, 40 Punonjës të bashkisë në cilësinë e anëtarëve të njësisë të hartimit të dokumenteve të tenderit dhe anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave./Zoom.al