Aplikacion
Referuar rastit të Parashqevi Simakut, Lala tha se “morëm një artiste dhe e shkatërruam totalisht”.
Sa i takon mënyrës së reagimit të madh që solli rishfaqja e Simakut, si një e pastrehë në SHBA dhe mënyrës sesi u trajtua, gauetarj u shprej se diskutimi duhet nisur nga fillimi me dosjet e sigurimit të shtetit dhe jo nga fundi.
Lala shtoi se shoqëria ka tendencën të marrë një moment të caktuar dhe për arsye të ndryshme, ta lartësojë dikë për ta shkatërruar pastaj. Ajo u shpreh se ky debat është shumë i gjerë, duke përfshirë trajtimin e artistëve nga Sigurimi i Shtetit, ngjitjen e Parashqevi Simakut dhe pasojat që ka pasur për artistët e tjerë.
“Duhet të hapen dosjet e komunizmit. Nuk mund të shihet vetëm fundi i dikujt dhe ta përdorim atë si mish për top, për klikime apo për interesa të ndryshme,” tha ajo.
Lala theksoi se historia e Parashqevi Simakut fillon shumë herët, që nga vitet ’80, kur disa vajza të talentuara filluan të këndonin dhe u përballën me mekanizmat e Sigurimit të Shtetit dhe vështirësitë për t’u larguar nga Shqipëria.
Në fund, Lala sugjeroi se nëse dikush do të kishte dashur ta ndihmonte Simakun, mund ta kishte bërë këtë në mënyrë diskrete, duke i zbukuruar jetën, dhe jo duke e shfrytëzuar për interesa të tjera.