zoom

Aktualitet

Klienti e hodhi nga dritarja, nën hetim 5 vajzat e huaja: Ushtronin prostitucion, mbanin drogë

Policia konfirmon se incidenti i djeshëm në një hotel të Durrësit, ku klienti hodhi nga dritarja e dhomës 22-vjeçares venezueliane, kishte si shkak biznesin ilegal të prostitucionit.

Për këtë qëllim u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja që u kapën teksa arratiseshin me valizhe pas ngjarjes dhe që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, ku dhe përdoreshin lëndë narkotike.

Gjithashtu nën akuzë u mor edhe 39-vjeçari, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga shtetaset e huaja, duke e hedhur nga dritarja. Vajza pësoi lëndime, por pa rrezik jete.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë.

Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike”, tha policia.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen D. L., teksa vijon marrja në pyetje e të dyshuarve. /ZOOM.AL/