Aplikacion
Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022. Krahas dokumentit, Klea Prenga shkruan: Shteti shqiptar ka marrë masa për kriminelët e tillë që bëjnë të shpetojnë me pretendojnë se e tyre. Faktet flasin vetë.
Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin e Marielës me biznesmenin Mir Pepa. Dëmin më të madh ia shkaktuan blogeres me një gotë qelqi duke i shënjuar plagë të rënda në fytyrë.
Ndërkohë, Policia i kishte shpallur në kërkim motrat Berisha dhe për muaj të tërë nuk dihej vendndodhja e tyre, por kishte raportime se ndodheshin në Dubai.
Dy ditë pas vetëdorëzimit të tyre në Policinë e Shtetit, Gjykata ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Antonela Berisha është lënë në masën “detyrim paraqitjeje”./ Zoom.al