Aplikacion
Brcelona është skuadra më e interesuar për të nënshkruar me lojtarin e kombëtares spanjolle. Serginho Dest dhe Sergi Roberto nuk kanë bindur Xavi Hernandez-in, që u detyrua të merre Dani Alves-in. Braziliani edhe pse 38-vjeç po jep më shumë rezultate se Dest – Roberto.
Megjithatë largimi i Azpilicueta-s nga “Stamford Bridge” mund të mos ndodh këtë verë. Kohë kur i skadon kontrata aktuale.
Sipas agjencisë së lajmeve “EFE”, në kontratën e spanjollit me skuadrën londineze ka një klauzolë të panjohur deri më tani. Sipas saj, Chelsea ka të drejtën e rinovimit të njëanshëm të kontratës me mbrojtësin.
Nuk dihet nëse rinovimi automatik është për një vit apo për më shumë. Por, ajo që diet me siguri është se Chelsea ka të drejtën e rinovimin dhe pa pëlqimin e lojtarit.
Kjo nuk është një ngjarje e panjohur për Chelsea-n. Në verën e kaluar, Olivier Giroud kishte përfunduar kontratën dhe ishte pranë largimit. Ata i rinovuan kontratën dhe nuk e lejuan të largohej falas. Kështu Milan-i u detyrua të paguante 1 milion euro për francezin.
Azpilicueta e ka kërkuar rinovimin me Chelsea-n. Që nga shtatori është ai është në pritje të bisedimeve, por për blutë përparsia është te rinovimi i Antonio Rudiger-it dhe Andreas Chrsitensen-it.