Aplikacion
Mesfushori kuqezi theksoi se vëmendja maksimale është e gjitha në duelin me Izraelin në transfertë dhe shtoi se pavarësist mungesave skuadra është në gjendje të bëjë dy ndeshje të nivelit të lartë.
Tjetër fitore me Izraelin ne transfertë? – Sigurisht që po, e besojmë. Edhe në ndeshjen e parë u pa qartë që kishim rastet tona për ta fituar takimin. E dimë gjithashtu se sa e rëndësishme është për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të marrim tri pikët.
Çfarë ka ndryshuar nga ndeshjet e para? – Kemi disa mungesa, por edhe ata kanë hallet e veta. Në ndeshjet e fundit kanë ardhur shumë çuna të rinj, duhet pak kohë, por ne kemi cilësi për t’i fituar.
Mungesat e Izraelit – Është e vështirë të thuash shyqyr që mungon ky lojtar, sepse pranë nuk e dimë cili do të luajë, si do të luajë, ndaj duhet të shohim ekipin tonë, të japim maksimumin ditën e ndeshjes.
Objektivat për 6 pikë – E dimë që janë ndeshje shumë të rëndësishme. Të përqendrohemi tek Izraeli me gjithë forcën tonë, pastaj të mendojmë për Islandën.
Aktivizimi si mbrojtës te klubi – Kishim shumë mbrojtës të dëmtuar, ndaj trajneri më aktivizoi në qendër të mbrojtjes. Që nga ndeshja e dytë nuk më ka hequr më nga aty, sepse është i kënaqur. Për mua nuk ka rëndësi ku luaj, për këtë duhet pyetur trajneri, nuk e di se si i ka planet me mua.
A do ishte dështim mungesa e vendit të parë? – Edhe ekipet e tjera janë të mira, duket që jemi në të njëjtin nivel. Ne do të provojmë t’i fitojmë të dyja. /zoom.al/
Rama mburrej, Transparency: Qeveria shqiptare lidhi marrëveshje të errëta të investimeve të huaja