Aplikacion
Ka patur shumë aludime në lidhje me emrat e banorëve VIP, por vetëm pak orë më parë, në Instagramin e Top Channel-it, u konfirmua zyrtarisht banorja e parë. Bëhet fjalë për aktoren Arjola Demiri.
Mes shumë emrave të tjerë, aktorja e Portokallisë është zyrtarisht banorja e parë e Big Brother VIP, reality show që do të moderohet nga Arbana Osmani.
Pak orë para transmetimit u konfirmuan gjithashtu edhe opinionistët që do të shoqërojnë spektaklin gjatë netëve live. Bëhet fjalë për Balina Bodinakun dhe Arbër Hajdarin.
Emra të tjerë si Sheila Haxhiraj, Valbona Mema, Vesel Kurtishaj, Hygerta Sako etj, do të jenë pjesë e shtëpisë VIP, por mbetet për t’i zbuluar në vijim.
Big Brother VIP mendohet të jetë edicioni më i madh ndonjëherë i një Big Brother-i në Shqipëri. Arbana u shpreh se “thuajse gjithçka ka ndryshuar, veç saj”. Edhe çmimi për fituesin mbetet i njëjtë, 100.000 euro.
E lidhur me trafikantë, SPAK çon në GJKKO dosjen për ish-drejtoreshën e hipotekës së Durrësit