Aplikacion
Futbollisti u prezantua me nderime në klubin e tij të ri, Al-Nassar, në pritje të debutimit. E përveç pritjes dhe rrogës faraonike, Ronaldo dhe familja e tij do të kenë një jetë në stilin më të pastër ‘sheik’.
Tashmë janë publikuar dhe pamjet e para nga shtëpia ku ata do të jetojnë, dhe ajo është një rezidencë luksoze që i bën përshtypje kujtdo.
Siç raportohet nga “Daily Mail”, Georgina Rodríguez dhe pesë fëmijët e saj: Cristiano Jr., Mateo, Eva, Alana dhe Bella, tashmë kanë një shtëpi mbresëlënëse të vendosur në Riyadch, një qytet i dalluar nga palmat, rrokaqiejt mbresëlënës dhe qendrat tregtare ekskluzive. Kjo do të ishte falë klauzolës në kontratën e Ronaldos, në të cilën ai kërkon një vilë për vete dhe familjen e tij.
Vlera e shtëpisë është 12.2 milionë euro dhe ka tetë dhoma gjumi, një pishinë gjigante, tre vila në truallin e saj dhe një sallë pritjeje me karakteristika ujëvare.
Ndodhet në një lagje me më shumë njerëz me zakone perëndimore, kështu që nuk do t’u kërkohet të respektojnë disa rregulla të veshjes, si për shembull të mbulohen nga koka te këmbët.
Për sa i përket shkollës së fëmijëve, prindërit kanë kërkuar një shkollë elitare, të ngjashme me shkollën Ryleys në Mbretërinë e Bashkuar, ku fëmijët ndjekin aktualisht mësimet.
Rama në Bashkinë e Tiranës 1 ditë pas arrestimit të Erion Veliajt, takohet me nënkryetarët