zoom

Aktualitet

Kjo është 27-vjeçarja që u vetëvra në Kamëz, pasi i publikuan foton intime

Kjo është 27-vjeçarja Ambra Abedini, që u flijua në gjendje depresioni të momentit, e shkaktuar nga shantazhet e dyshuara dhe publikimi i një fotoje intime nga 37-vjeçari personazh i TikTok, tashmë i arrestuar.

Në profilin e saj në FCB e ndjera ka publikuar disa fotografi të vetes dhe familjare, e më konkretisht me vajzën.

I arrestuari është Altin Çoku, që e ka mohuar autorësinë e publikimit të fotos dhe shkaktimit të vetëvrasjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen vonë të së shtunës dhe ende mbetet nën hetim nga Policia e Tiranës dhe Prokuroria.

E reja nga Kamza, ku ndodhi tragjedia, rezulton se ishte e martuar në Kosovë.

Ai ka pretenduar se ka qenë vajza që ka realizuar foton dhe se ia ka dërguar atij me mesazh.

27 vjeçarja jetonte me qira në Kamëz, ashtu si autori i arrestuar. Ajo ishte e martuar me një shtetas nga Kosova me të cilin kishte dhe një vajzë. Problemet në çift kishin bërë që martesa të mos funksiononte dhe të kishte një krisje.

Teksa çifti ishte drejt ribashkimit publikimi i fotos me Çokun bëri që 27-vjeçarja të pësonte trauma dhe të ndërmerrte aktin ekstrem.

Ndërkohë tezja e viktimës ka pretenduar se 39-vjeçari e ka vrarë. /ZOOM.AL/