zoom

Lajme

Kjo aktore është shpallur si femra më e bukur në botë…

Shkenca e bukurisë ka vendosur Anya Taylor-Joy, Zendaya (The Queen’s Gambit), Bella Hadid dhe Margot Robbie në mesin e dhjetë femrave më tërheqëse në botë, sipas Raportit të Artë të Bukurisë Phi, që mat përsosmërinë fizike.

Por këto yje mahnitëse nuk janë dukur gjithmonë si sot – me kujdesin dhe grimin më të mirë të Hollivudit në dorë për të ngritur pamjen e tyre.

Në disa raste, ato madje kanë pranuar se kanë bërë operacione plastike serioze ose ‘rregullime’ të tjera.

Sondazhin e kryeson Anya Taylor-Joy, si gruaja me e bukur në botë. Sytë, vetullat, hunda, buzët, mjekra, nofulla dhe forma e fytyrës së saj u matën dhe iu afruan më së shumti idesë së grekëve të lashtë për ‘gruan me pamje perfekte’.

Aktorja njihet për filmat dhe serialet e njohur ku ka luajtur, mes tyre “Peaky Blinders”, “Mad Max”, “Dune: Part Two”, “Split”, “Emma” apo dhe “The Witch”. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura