zoom

Aktualitet

Kishte vjehrrin në urgjencë, si u ekzekutua shqiptari pranë spitalit në Ekuador nga dy persona

“Po i rrjedh gjak! Telefononi policinë”, bërtitën disa persona që u bënë dëshmitarë të atentatit mafioz ndaj shqiptarit Arjanit Rizaj mbrëmjen e së enjtes, më 9 nëntor.

Ai u qëllua teksa ndodhej brenda automjetit të tij, i cili ishte i parkuar pranë urgjencës së spitalit Luis Vernaza, në qendër të Guayaquil.

53 vjeçari është qëlluar me të paktën 8 plumba nga një armë zjarri e kalibrit 9 milimetra. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.

Sipas të dhënave të policisë, ai po priste bashkëshorten e tij, e cila kishte dërguar të atin në urgjencë.

Atentatorët kanë mbërritur me motoçikletë dhe pasi kanë kryer ekzekutimin me të njëjtin mjet me të cilin kanë mbërritur.

Disa qytetarë janë larguar të tmerruar, të tjerë i janë afruar viktimës dhe kanë tentuar ta ndihmojnë, e kanë zbritur nga makina dhe e kanë çuar në derën e urgjencës.

Por pasi nuk ka marrë vëmendje e mjekëve e kanë transferuar në një spital tjetër disa minuta pas ngjarjes.

Bashkëshortja e viktimës u tha hetuesve se Arjaniti nuk punon, pasi nuk ishte i legalizuar në vend dhe se merrte para nga Shqipëria ose nga i vëllai që jeton në Kanada.