zoom

Aktualitet

Kishte 2 ditë i zhdukur, polumbarët gjejnë të mbytur në liqen 32-vjeçarin

Një 32-vjeçar u gjet i mbytur në liqen pasditen e kësaj të enjteje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në liqenin e Banjës, në Gramsh.

Prej dy ditësh, 32-vjeçari I. Brahimi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Ai ishte me probleme të shëndetit mendor, ndërsa sendet e tij (qese me duhan) u gjetën buzë liqeni. Pas kësaj, polumbarët u zhytën në liqen dhe gjetën të pajetë 32-vjeçarin.