zoom

Aktualitet

“Kishin ditë që vinin rrotull”/ Sulmi i rusëve në uzinën e Gramshit, si u hoqën si turistë

Tre shtetas rusë kanë sulmuar mbrëmjen e sotme Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Mësohet se tre personat, që dyshohet se janë agjentë rusë kanë dashur të hyjnë në mënyrë të fshehtë në uzinë, ndërsa janë pikasur nga ushtarakët që ishin në vendrojë.

Në momentin që këta të fundit janë afruar ka pasur një përleshje fizike mes palëve. Njëri prej agresorëve ka përdorur armë kimike duke plagosur dy ushtarakët shqiptarë.

Banorët e zonës tregojnë për mediat se personat në fjalë kishin ditë që qarkullonin në zonë. Dëshmitarët tregojnë se ata endeshin me harta dhe aparatë fotografikë dhe afroheshin vazhdimisht pranë uzinës.

Sjellje të tilla të dyshimta kanë sjellë reagim të ushtarakëve, që i kanë ndaluar tre shtetasit, çfarë më pas ka sjellë konfliktim./ Zoom.al

Postime të lidhura