Aplikacion
Mbyllja e një terminali kyç në portin Ningbo-Zhoushan në bregun lindor, i cili transportoi pothuajse 1.2 miliardë tonë në vitin 2020, pasqyron vendosmërinë e Kinës për të shuar shpërthimin e saj më të keq të koronavirusit në muaj, pavarësisht kostove ekonomike, raporton AFP.
Punëtori në terminalin Meishan të portit u testua pozitiv për koronavirus dje, thanë zyrtarët e qytetit Ningbo. Kompania “ndaloi menjëherë punën e prodhimit dhe mbylli zonën e portit” sapo u zbulua infeksioni, tha Jiang Yipeng, CEO i Terminalit të Kontenierëve Meidong, i cili operon me zonën Meishan.
Punëtori ishte vaksinuar plotësisht dhe mbetet e paqartë se si u infektuan.
Terminali Meishan është një zonë e sapo ndërtuar e portit të zgjeruar dhe është mega-terminali i tij i dytë me kapacitet 10 milione konteniere, njoftuan mediat shtetërore.
Pothuajse 2,000 punonjës të vijës së parë në portin Ningbo-Zhoushan janë vendosur nën “menaxhim të mbyllur”- efektivisht të paaftë për të lënë portin-si rezultat i infeksionit, raportuan mediat kineze. Punëtorët e portit kinez testohen në mënyrë rutinore për Covid.
Kina raportoi 81 raste të reja të enjten, nga të cilat 38 ishin transmetime lokale. Transmetimet vendase tejkaluan 100 të martën – hera e parë që nga janari, raporton AFP. Zyrtarët kanë thënë se shumë prej të infektuarve tashmë ishin vaksinuar.
Ndërkohë që po arrestohej, Veliaj ishte live në Facebook nga një kopsht në…Yzberisht