zoom

Bota

Kina debuton trenin më të shpejtë në botë

Kina zbulon trenin Maglev me shpejtësi maksimale 600 kilometra për orë,deklaron media shtetërore kineze.

Kjo shpejtësi e bën atë trenin më të shpejtë në botë.

Ky tren përdor forca elektro-magnetike që nënkupton se ‘’qëndron në ajër’’ mbi binarin,pa asnjë kontakt midis trupit dhe shinës.

Me 600 kilometra për orë, duhet vetëm 2.5 orë për të udhëtuar nga Beijing në Shanghai, një udhëtim i gjatë 1,000 km dhe 620 milje.

Për krahasim,udhëtimi do të zgjaste 3 orë me avion dhe 5.5 orë në hedhurudhë me shpejtësi të lartë.

Kina e ka përdorur teknologjinë për 2 dekada në shkallë shumë të kufizuar.

Shanghai ka një linjë të shkurtër Maglev e cila është në një nga aeroportet e vendit dhe qytetin.

Ndonëse ende nuk janë linja Maglev brenda qyteteve apo provincave në Kinë që mund të përdorin shpejtësinë e lartë,disa qytete si Shanghai dhe Chengu kanë nisur të bëjnë kërkimet e tyre.

Shtetet nga Japonia në Gjermani po kërkojnë gjithashtu të ndërtojnë rrjete Maglev, megjithëse kostot e larta dhe papajtueshmëria aktuale e infrastrukturës aktuale të binarëve, mbeten pengesa për zhvillimin e shpejtë./World Economic Forum – Përgatiti: Alesia Doçi